Nga ELTON DONO*

KORÇË – Për të 5-tën herë, banorët e rrugës “Gjon Buzuku” pranë shkollës së muzikës në Korçë kanë protestuar kundër çmimeve të shpronësimeve të banesave të tyre. Këtë herë ata thanë se pas protestave të para është bërë një rivlerësim i qëllimshëm i shtëpive dhe një ulje e mëtejshme e çmimeve të caktuara në fillim.

Në sinkron, të gjithë pronarët protestues thanë se vlerësimi është bërë sërish i qëllimshëm jo në terren, por nga zyrat e insticioneve dhe çmimet e caktuara janë të qëllimta.

Njëri prej protestuesve, Petrit Xhelollari, i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia për kërcënim ndaj kryetarit të bashkisë së Korçës, tregoi dhe dokumentat e vlerësimit të pronës. Një muaj më parë, shtëpia e tij 4-katëshe ishte vlerësuar 204 milion lekë të vjetra, kurse 1 muaj më pas në fundnëntori, pikërisht pas arrestimit dhe protestave, shtëpia e shtetasit amerikan Xhelollari u rivlerësua me 140 milionë lekë.

Banorët thanë se do t’i vijojnë protestat dhe nuk do të ndalen derisa vendimi i këshillit bashkiak të anulohet. Ata do t’u dërgojnë peticione të gjitha ambasadave në vendin tonë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: