Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ishte i pranishëm në inaugurimin e shkollës së muzikës ‘Servete Maçi’ i ka kthyer një përgjigje opozitës në lidhje me koncesionet që deri më tani ka dhënë qeveria sa i takon projekteve publike.

Veliaj pohoi se dhënia e projekteve me koncesionin privatit është zgjidhje shumë e mirë kur nuk i ke lekët.

“Dua të falënderoj njeriun që më ka mbështetur në këtë projekt, Edi Ramën. Jo të gjithë do bëhen lojtarë të kombëtares, si Rama në basketboll. Kush ka punuar në administratë e di sa e vështirë është që të bën dokumentacionet, që nga shpronësimi i ish-pronarëve, me kthimet e kompensimet. Është si të qërosh oriz me doreza boksi. Rama mban pjesën më të madhe të barrës publike. Unë dëgjoj shumë që thonë; u bënë këta me PPP. Patjetër që po. Një privat e bën këtë. Me punë vullnetare nuk e bënim dot. Patjetër që me një privat, patjetër që do t’ja japim paratë me këste. Jemi në kushtet që nuk i kemi mundësitë sot. Duhet guxim. Njoh shumë politikanë qaramanë që ankohen, pro që shumë pak që kanë guxim dhe thonë që; “Kjo do të bëhet. Do ta hamë të gjithë pështymën, lumin e sharjeve. Por në finale do të flas puna”. Dhe sot flet puna. Shumë faleminderit Edi.”, tha Veliaj.

E6dd39fd 600a 44c7 A50a F764374bc49c
E6dd39fd 600a 44c7 A50a F764374bc49c

Ai shprehu mirënjohje të veçantë Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit që mundësuan që nisja e procesit mësimor të mos shoqërohej me problem apo vonesa në trafik.

“Ky është shtatori im i pestë si kryetar Bashkie, më kujtohet që në, çdo shtator kemi hapur nga një shkollë të re, shkollën “Betim Muço”, shkollën “Ardian Klosi”, shkollën Kosova, “Hoxha Tahsim” dhe shkolla “Servete Maçi”. Për të pasuar me shtatorin e ri, për të hapur 17 shkolla të reja, për ti dhënë fund mësimit me turne. Jo për t’i dhënë fund sistemimit në disa kuti shkrepëse, që s’të japin pikë emocioni, por në një hapësirë kreative si kjo që në fakt për herë të parë bëmë një eksperiment në Bashkinë e Tiranës, që më thoshte dil nga korniza. Nuk ka nevojë të kemi të njëjtët arkitektë që bëjnë të njëjtat shkolla, që duken si burgje, si spitale. Dhe ne bëmë një eksperiment, kjo shkollë është dizenjuar nga studentë të sapodiplomuar të arkitekturës. Sot kemi pasur një ndihmë të jashtëzakonshme dhe dua të falenderoj të gjithë çunat e gocat e Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake. Ka qenë shtatori I parë në memorien time që s’kemi pasur, jo vetëm një vonesë në trafik por asnjë incident për të kapur orën 08:00, është respektuar orari për ata që bëjnë transportimet me furgona, I kemi thënë gjithmonë: Në një qytet si Tirana fëmijët janë më të rëndësishëm se patatinat e çumçakizat, ndaj në orën 07: 00-9: 00 e kemi ekskluzivisht territorin e Tiranës, gjithë mobilitetin e rrugët e saj kryesisht në funksion të fëmijëve. Falenderoj të gjithë ata prindër që në vend të zgjidhnin të ishin përtacë, t’i hipnin fëmijët në makinë e të rrinin dy minuta me fëmijët, morën 30 minuta t’i merrnin për dore, të flisnin gjatë kohës, duke na lehtësuar pak trafikun, por edhe duke respektuar këshillën e Bashkisë për të bërë sa më shumë lëvizje në këmbë, me biçikleta sidomos në këto orare kur ne duam të çojmë fëmijët në shkollë, por edhe për t’i mbajtur ata të shëndetshëm”, pohoi Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: