KOSOVË

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj  ka deklaruar se Gjykata Speciale me ftesat e shumta për të intervistuar ish-ushtarët e UÇK-së, ka dalë jashtë kontrollit.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Haradinaj ka thënë se këto ftesa kanë për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së. Ai ka thënë se këto ftesa ia kujtojnë thirrjet e kohës së Rrahman Morinës.

Sipas tij, numri i madh i ftesave të Gjykatës Speciale tregon se kjo gjykatë nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj ish-luftëtareve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: