TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas deklaratës së tij të fortë se nuk do të lejojë askënd të përdhosë Kushtetutën e vendit dhe se dita e referendumit popullor po afron, ka marrë pjesë në një tjetër aktivitet. I pranishëm në “Forumit Rajonal për Barazi Gjinore”,  Ilir Meta bëri apel për mbështetje të shtuar ndaj grave sipërmarrëse në Shqipëri, të cilat sipas tij, vijojnë të përballen me faktorë diskriminues në raport me burrat.

“Duhet të mbështesim gratë shqiptare në të gjitha fushat, sepse është më vështirë për një grua sipërmarrëse se sa për një burrë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo është situata. Të gjitha ju duke marrë më shumë përgjegjësi  dhe duke mbështetur njëra tjetrën do të jepni kontribut për shoqërinë tonë , e cila ka sot shumë probleme. Shqetësimi im kryesor lidhet me familjen, sepse ajo është më e kërcënuar nga këto presione dhe trysni nga çdo gjë tjetër”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: