Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin Open në News24 tha se shqetësimi më i madh i qytetarëve nuk duhet të jetë protesta, por jeta që bëjnë përditë.
Baçi theksoi se në këtë mosbindje të sotme civile priste që shumë qytetarë të bashkohen me protestën e opozitës. Sipas Baçit, derisa nuk e ka parë këtë gjë, atëherë nënkupton se njerëzit ndoshta nuk ia japin votën qeverisë, por e mendojnë dy herë përpara se të votojnë opozitën.
Agim Baçi: Shqetësimi më i madh nuk është protesta, por çështjet e përditshme. Njerëzit duhet të jenë të shqetësuar në lidhje me jetën e përditshme që bëjnë, për çështje që kanë efekt edhe në ekonomi. Ajo që më shqetëson mua është se ky veprim a i afron njerëzit tek opozita? Ajo që prisja unë është që qytetarët t’i bashkoheshin protestës.
Kjo, sepse unë e kam thënë se mosbindjen civile e bëjnë qytetarët, e bëjnë profesionistët e ndryshëm. Opozita po bën të njëjtat veprime dhe çudia është se kërkon rezultate të ndryshme. Ose ndoshta opozita është në kurth. Mendoj se shumë njerëz nuk ia japin votën qeverisë, por e mendojnë përpara se të japin votën për opozitën.
(Balkanweb)