Armando Broja u largua nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë në ndeshjen e Everton ndaj Bournemouth. Dëmtimi i yllit kuqezi ka shqetësuar jo pak stafin, që do të tregojë më shumë rreth situatës së tij, në ditët në vijim. Për këtë temë ka folur Dyche, trajneri i Everton në intervistën pas ndeshjes.

“Do të duhet të presim dhe të shohim për Armandon. Ai goditi fushën teksa po përpiqej të gjuante (topin) dhe lëndoi veten”, ka deklaruar Sean Dyche. Broja mungoi në muajt e parë të sezonit ndërsa duhet të përballet sërish me një dëmtim tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb