Goli kundër Islandës dukej si një pikë kthesë për sezonin e Hysajt, një gol sa i bukur aq dhe i rëndësishëm pasi ishte një sinjal i qartë për C.Ancelottin se mund të luaj edhe në sulm, madje edhe të shënoj. Ajo ndeshje, ku kapiteni doli nga fusha i dëmtuar, me sa duket po i kushton shtrenjtë anësorit kuqezi. Pak minuta kundër Breshias në Serie A nuk mjaftuan për të bindur Ancelottin, më shumë se sa në aspektin taktik, Hysaj vijon të mbetet jashtë ekipit për një shqetësim muskulor.

Hysaj Napoli
Hysaj Napoli

Nuk u grumbullua ndaj Genk në Champions dhe nuk do të udhëtoj me ekipin në transfertë kundër Torinos. Stafi mjekësor nuk ka dhënë dritën jeshile për Hysaj, shkodrani do të qëndroj në Napoli për të kaluar plotësisht këtë dëmtim. Më shumë se sa për Ancelottin, i cili ka disa opsione për krahun e djathtë, ku Hysaj nuk shihet si titullarë, gjendja e tij shqetëson shumë trajnerin e Kombëtares, Edi Reja.

Reja
Reja

Shqipëria luan më 11 tetor një ndeshje jetike për fatet në “Euro2020”, luan në transfertë përballë Turqisë. Në këtë sfidë kërkohet më shumë se 100% nga të gjithë lojtarët por me Hysajn jo në formën e duhur fizike, në rastin më të mirë, Reja duhet të mendojë për një tjetër zgjidhje, një problem shumë i madh për teknikun e përfaqësueses kuqezi duke parë rëndësinë e Hysajt në formacionin e Edi Rejas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb