Shqipe Hysenaj vitin e kaluar ka nisur një aventurë në Big Brother VIP Kosova, por tani është në rolin e opinionistes në ‘Fan Club’.
Ajo ka diskutuar për hyrjen e Gjestit në BBVA 4, pasi për më shumë se dy muaj ka qenë pjesë e formatit të ngjashëm, në Kosovë.
Ajo tha se këngëtari mori famën për shkak të padrejtësisë që iu bë në Kosovë.
sh-konkurrentja lëshoi edhe një ‘bombë’ për produksionin në Kosovë.
Çfarë të jep Big Brother Albania nuk të jep Big Brother Kosova, unë e di vetë se kam qenë. Mua vetë më është bërë padrejtësi dhe për këtë arsye mund të flas me shumë siguri.
Shqipja arriti të shkojë deri në finale, ku edhe rrëmbeu dhjetë mijë euro. Fitues i atij edicioni u shpall Lumbardh Salihu.