Do të jetë estonezi Kristo Tohver gjyqtari i takimit Shqipëri-Andorrë më 14 nëntor në “Elbasan Arena”. UEFA ka caktuar arbitrat e sfidës, një katërsheje estoneze do të zbresë në Elbasan me kryesor 38-vjeçarin Tohver, të cilin tifozët shqiptarë e njohin mjaft mirë.

Tohver ka gjykuar në vitin 2014 takimin Sion-Flamurtari, të cilin vlonjatët e fituan 3-2, ndërsa një vit më pas gjykoi takimin Kukësi-Mllados 0-1. Ai ka qenë kryesor dhe në një nga ndeshjet e hetuara të UEFA-s kundër Skënderbeut, fitoren 3-0 të korçarëve kundër Sportingut të Lisbonës në po atë vit, ndërsa në vitin 2016 gjykoi takimin Ferencvaroshi-Partizani, ku të kuqtë u kualifikuan me penallti.

Vjet, Tohver ka arbitruar Laçin kundër Moldes së Solskjaerit, që u fitua 2-0 nga skuadra novergjeze.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb