TIRANE-Një ditë pas prezantimit nga opozita të paketës për dekriminalizimin Kryeministri Edi Rama pretendon se ende nuk i njeh propozimet e PD për këtë çështje. I pyetur nga gazetarja e News 24 Eglantina Allija gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn nëse mazhoranca është e gatshme të bëjë ndryshime në kushtetutë sipas propozimeve të bërë nga opozita kryeministri deklaroi se ende nuk i ka parë propozimet e kësaj të fundit. “Se kam parë çfarë ka paraqitur opozita. Sot pashë opozitën, nesër do shoh çfarë ka paraqitur opozita”- deklaroi Rama. Ndërkohë ai nuk pranon të përgjigjet nëse është gati për ndryshime kushtetuese në favor të dekriminalizimit.

Rama: Të mos e lëmë proçesin e zgjerimit pa e shtyrë, Rajoni në kohën më delikate

“Për ne mbetet e qartë se nuk jemi në kohën më të mirë politike në Europë për të folur për zgjerimin, por jemi në kohën më delikate në Rajon për të mos e lënë procesin e zgjerimit pa e shtyrë edhe më tutje. Ne i shikojmë negociatat mes Shqipërisë dhe BE jo si një tjetër hap, por si vetë procesin”, – tha kryeministri Rama në konferenxcën e përbashkët me Komisionerin Europian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në përfundim të raundit të Pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë, BE-Shqipëri.

Në konferencë kryeministri ka deklaruar se Shqipëria ka punuar me seriozitet në realizimin e reformave mbi bazën e 5 prioriteteve kyce, ndërsa është i mendimit që proçesi i zgjerimit duhet të vazhdojë si për Shqipërinë ashu edhe për Rajonin.

“Ky ishte rasti i parë që pata mundësi ti shprehja një vlerësim të sinqertë për vazhdimin e anëtarësimt dhe zgjerimit në përgjithësi të Shqipërisë dhe Rajonit. Ky takim ishte momenti i konfirmimit të këtij angazhimi të dyanshëm. Ne vumë në dukje rezultatet e reformave shtetndërtuese, konfirmuam vullnet të palëkundur për thellimin e tyre mbështetur mbi 5 prioritetet kyçe të BE. Nga ana tjetër, dua të nëvizoj edhe angazhimin intensiv të qeverisë si në refiormat e brendshme, por edhe ne rolin aktiv në Ballkan falë edhe procesit të çelur në Berlin.Puna për 5 prioritetet është intensifikuar, kemi pasur disa zhvillime me rëndësi kemi përmirësuar kuadrin rregullator dhe institucional”,- tha kryeministri.

Kreu i qeverisë siguroi më tej vullnetin për të realizuar një refomë gjithëpërfshirëse në sistemin e Drejtësisë.
“E informuam për pikën ku ndodhet reforma në drejtësi, që na jep garanci të mbyllim një periudhë të gjatë të tranzicionit të kalbëzimti të sistemit të drjetësië dhe që do vendosë themelet e një sistemi europian të bazuar në parimet e së drejtës”, shtoi Rama.

Më tej Rama foli edhe për bashkëpunimin me opozitën, për të cilën tha se janë krijuar kushtet që të dëgjohet më shumë.

“Opozita edhe sot foli më shumë se qeveria,kjo është shprehje e nevojës sonë për ta dëgjuar sa më shumë opozitën. Kemi ndërmarrë angazhimin por është edhe nevojë për ta pasur opozitën në krah, përballë, por për të ecur në krahë, për të pasur ndërveprim dhe duke krijur kushtet që ta dëgjiojmë sa më shumë opozitën”, nënvizoi Rama.

 

Hahn: Rënia e perdes së hekurt përfundon kur shtetet evropiane të jenë në BE. Mbështesim Shqipërinë

Konisioneri për zgjerim Johannes Hahn theksoi edhe një herë mbështetjen për integrimin Shqipërisë në BE. Gjatë fjalëss ë tij pas takimit të dialogut të nivelit të lartë BE-Shqipëri  Hahn theksoi se e rëndësishme nuk ëhstë shpejtësia por cilësia e reformave.

 

“Sot që kemi pasur dialogun  nivelit të lartë do të thosha që janë frytet e të ecurës para në disa fusha të caktuara. Pa dialog nuk ecet para.  Të gjejmë këndvështrime të reja. Këto takime kanë qenë premtuese. Kemi bërë përpilim të ecurisë së 5 prioriteteve kyçe. Kur do vazhdohet me negociatat. E rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë një proces reforme në drejtësi gjithëpërfshirës. Respektim i plotë i legjislacionit në administratën publike. Është e rëndësishme që të ketë më shumë asistencë evropiane sa i përket burimeve njerëzore. Ne jemi të gatshëm ta japim këtë gjë.

 

Është e rëndësishme që të diskutojmë dhe punojmë për çështjet thelbësore. Por këto janë të lidhur ngushtë me tërheqjen që tregon një vend për investuesit. Ballkani perëndimor, tregjet që po dalin në pah. Është e  rëndësishme të investohet në vende si Shqipëria por kushtet duhet të jenë të tilla që të përkojnë me kërkesat e investitorëve të huaj. Qarkullimi i trurit dhe jo rrjedhja e trurit është një çështje e rëndësishme. Ne si BE jemi të vendosur për të mbështetur Shqipërinë që të ecë para sa më shpejtë të jetë e mundur. E rëndësishme nuk është shpejtësia por cilësia.”- theksoi komisioneri Hahn. Më tej ai cilësoi se rënia e perdes së hekurt nuk ka p[ërfunduar dhe se fundi i këtij procesi është kur shtetet e Evropës të jenë në BE. “ Nëse punojmë së bashku duke shkuar në një drejtim do krijojmë një klimë në Evropë për të pasur shtete të reja anëtare. Rënia e perdes së hekurt nuk ka përfunduar do përfundoj kur shtetet evropiane të jenë pjesë e BE.”- theksoi Hahn.

 

Pyetje-përgjigje

 

Lidhur me dekriminalizimin. Opozita ka prezantuar një platformë sa e gatshme është mazhoranca të bëjë ndryshime në kushtetutë në favor të dekriminalizimit?

Se kam para çfarë ka paraqitur opozita. Sot pashë opozitën nesër do shoh çfarë ka paraqitur opozita.

Zoti Hahn ju njohët me historinë e 5 prioriteteve në cilat fusha ka ecuri më pozitive?

Duke parë 5 prioritetet do thosha që ka pasur ecuri progres gjithandej. Fokusi duhet të jetë tek të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sundimin ligjit. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar kanë nevojë për një gjyqësor të pavarur. Natyrisht që ka pasur ecuri por natyrisht flitet edhe për trajnimin e gjyqtarëve, për mbështetjen që duhet të japim, kemi folur për reformën në adminstratën publike. Duhet të shikojmë si duhet të zhvillohet më tej vendi juaj. Ne në Austri kemi pasur fatin mos kishim një sistem komunist. Ne nuk jemi ndikuar personalisht si vend por kemi parë pasojat e atij sistemi. Të gjitha vendet nën regjimin komunist kanë pasur një ecuri para të paimagjinueshme në 25 vitet e fundit. Duhet të shihet e shkuara dhe përvoja e një vendi dhe sa vite keni pasur mundësi të jetoni në një sistem të mirë demokratik. Nëse do ketë ndonjëherë ndonjë hap pas,  rëndësi ka që të ketë vendosmëri për objektivin, destinacionin. Të gjitha po avancojnë, po ecin para. Shqipëria po ecën në rrugën e duhur.

Cilat janë reformat që meritojnë më shumë vëmendje?

Rama: Komisioneri theksoi se është shumë e rëndësishme cilësia e procesit. Për ne është e rëndësishme edhe shpejtësia. Procesi i reformës në drejtësi është cilësor dhe i shpejtë. Në vjeshtë do i japim komisionit në dorë gjthçka të plotësuar lidhur me 5 prioritetet. Nëse ju referohemi detyrave të shkruara i kërkova që procesi të jetë i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm dhe mos ketë kate të shtuara rrugës. Edhe unë dua ta besoj fort atë që tha komisioneri që situata brenda BE, vençanërisht në disa vende ku ka një masë kritike kundër zgjerimit mos jetë pengese. Parvarësisht në çfarë situate ndodhet BE ne të jemi në proces dhe të modernizojmë vendin tonë. Integrimi Euriopian për ne nuk është udhëtim për në Bruksel dhe as të çojmë në Bruksel letra të ligjeve që miratojmë por të ndërtojmë Shqipërinë evropiane këtu në vendin tonë, për njerëzit tanë. Për këtë na vjen në ndihmë procesi i integrimit me gjithë instrumentet që i jep vendeve që duan të modernizohen. Duhet të bëjmë me koseguencë zbatimin e programit për Shqipërinë evropiane dhe të plotësojmë detyrat që na janë caktuar. Ngelet për tu parë sa do vendosi udhëheqja dhe sa standardet.

Prej disa ditësh në Tiranë ndodhet kryeprokurori kroat, a duhet Shqipëria të ndjekë modelin kroat sa i përket antikorrupsionit?

Hahn: Nuk e  njoh sistemet konkrete në Kroaci dhe Shqipëri. E rëndësishme është që të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, ku njerëzit kanë besim, pra që ka transparencë sa i përket hetimeve. Në një sistem të sundimit të ligjit nuk duhet të shohim nëse kemi të bëjmë me një ish president apo person të zakonshëm. Para ligjit janë të gjithë të barabartë.

 

Shqiperi-BE, sot takimi i Pestë i Dialogut të Nivelit të Lartë
Ora 09:00- Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ndodhet në Shqipëri për raundin e Peste të Dialogut të Nivelit të Lartë, BE-Shqipëri.

Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, të cilin Komisioneri Hahn do ta bashkë-kryesojë me Kryeministrin Edi Rama, synon të intensifikojë punën e Shqipërisë lidhur me reformat kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme tëprocesit të integrimit të vendit në BE.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Komisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Nishani, Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Ditën e djeshme Komisioneri Hahn vizitoi disa qendra kulturore në Tiranë, një projekt të finacuar nga BE.

Në fund të raundit të Pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë, BE-Shqipëri, Komisioneri Hahn dhe Kryeministi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

(a.n/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb