Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka publikuar një mesazh në profilin e saj në Instagram, dedikuar të gjithë shqiptarëve. Rita ka ftuar gjithë fansat e saj të mbështesin talentin më të ri shqiptar në muzikë që po konkurron në tregun

amerikan.

Promovimi në fjalë i dedikohet një djali të ri nga Shqipëria që quhet Arian Asllani, i njohur më së shumti në muzikë si Action Bronson. Ai sapo ka publikuar albumin e tij, dhe është konsideruar si një ndër më të talentuarit në muzikën Rap dhe është një ndër të preferuarit e Rita Orës.

“Mr. Wonderful” titullohet albumi i cili pritet të dalë shumë shpejt në tregun muzikor. Përmes një njoftimi në profilin e vet në Instagram, Rita Ora i fton shqiptarët të blejnë albumin e Arianit. Ja çfarë shkruan ajo në profilin e saj:

“Shqipëri, çohu! Më në fund u takuam! Albumi i tij, “MR Wonderful” publikohet sot… shkoni e blijeni, nëse s’e keni bërë akoma”, shkruan Rita në Instagram, përbri një fotoje me reperin shqiptar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: