Shqipëria dhe Italia përballen të shtunën në Dortmund, në kuadër të Euro 2024. Pikërisht rreth kësaj sfide ka shkruar “Reuters”, duke analizuar të dyja skuadrat.

“Skuadra e Luciano Spallettit po përballet me një ekip të mbushur me shumë lojtarë të njohur pasi shumë prej tyre luajnë me klube në Itali. Sylvinho ishte një nga asistentët e Roberto Mancinit kur drejtonte Interin dhe braziliani, si shumë të tjerë në skuadrën shqiptare dhe në përgjithësi, flet italisht, kështu që nuk do të ketë shumë sekrete brenda dhe jashtë fushës.

Me Italinë që po lufton sërish për të gjetur një golashënues, Gianluca Scamacca duket se do të jetë lojtari i ngarkuar për të gjetur rrjetën dhe ndaj Shqipërisë, ai do të përballet me kolegun e tij nga Atalanta, Berat Gjimshiti. Të dy ndihmuan Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian vetëm pak javë më parë në finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusen, por këtë herë ata e gjejnë veten si rivalë në Evropë”, shkruan “Reuters”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb