ELBASAN- Masat e sigurisë në stadiumin “Elbasan Arena” i Elbasanit kanë ndihmuar policinë të vërë në pranga dhe 4 tifozë, dy nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, të cilët kanë tentuar të fusin sasi të ndryshme droge në stadium qe rruhej nga mbi 2 mije forca policie.

Të arrestuarit janë V.H 24 vjeç nga Prizreni, D.D 20 vjeç nga Skrapari, D.SH 30 vjeç nga Gjakova dhe F.V 25 vjeç nga Fieri.

Këtyre personave, gjatë kontrollit për tu futur në stadium, u është gjetur në pjesë të trupit dhe rroba sasi kanabisi nga 0.5 deri në 2 gramë, të vendosura në qeska.

NJOFTIMI
Më datë 13.11.2016, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.H vjeç 24, banues në Prizren, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.D vjeç 20 banues në Skrapar, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin DH.SH vjeç 36, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.V, vjeç 25, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb