Tifozë të shumtë të Kombëtares janë shprehur të indinjuar për masat e tepruara sipas tyre të policisë së Shtetit para ndeshjes Shqipëri-Izrael. Një prej pjesëtarëve të tifo-grupit Ilirian Elite, tha se shqiptarët po trajtohen si radikalistë dhe i ka kërkuar policisë të jetë më evropiane me tifozët.

“Po na vjen keq se po trajtohemi si leckë në sy të botës si radikalistë. Masat e policisë të kota. Shqiptarët populli më paqedashës, përderisa nuk ka pasur asgjë për Serbinë, nuk do ketë as për Izraelit. Unë jam pjesë e tifo-grupit Ilirian Elite. Policia Shqiptare e paaftë të merret me tifozët dhe të mbajë qetësi. Policia duhet të sillet në mënyrë evropiane me tifozët, motoja jonë Shqipëria”, tha ai duke uruar Kombëtare për fitore.

Dhjetëra tifozë të tjerë kanë shprehur besimin për fitoren e Kombëtares shqiptare sot dhe jo me një gol, por me 2 ose 3 gola plus.

“Urimi jonë gjithmonë për fitore. Sot do i rrahim me 2 ose 3 gola”, shprehen tifozët. Elbasani është veshur kuq e zi sot dhe në të gjithë qytetin mbizotëron atmosfera e mrekullueshme që dinë ta bëjnë vetëm shqiptarët me këngë patriotike dhe thirrje pro Kombëtares së futbollit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: