Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Korçë. Në mbledhjen e katërt me radhë në agjendë do të jetë nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015 në Tiranë.

Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, por në Prishtinë, ndërkaq sot do të mblidhen në Korçë.

Ndërkohë më 7 nëntor u zhvilluar mbledhja e dytë e grupit qeveritar të punës, i cili është i ngarkuar për përgatitjen e axhendës së mbledhjes mes dy qeverive shqiptare.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare e cila do të mbahet më 27 nëntor do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe eliminimin e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave në këto dy shtete.

AXHENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Korçë-Vlorë-Tiranë, 27-28 nëntor 2017

E hënë, 27 nëntor 2017
15.30 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Shtëpisë së Flamurit
(Vendi: Shëtitorja e Shën Gjergjit)

Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas Ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit

15.45 – Mbërritja e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës në krye të shëtitores së Shën Gjergjit

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

16.00 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Shtëpia e Flamurit, kati II)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë (15 min)

Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës (15 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim (2 min) – rendi i fjalëve bashkëlidhur

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
Gjuha e punës: Shqip (përkthim simultan i siguruar për anëtarët serbishtfolës të Qeverisë së Kosovës

17.15 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Vendi: Shtëpia e Flamurit, kati I)
Rendi i nënshkrimit – bashkëlidhur

17.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Vendi: Shtëpia e Flamurit kati I)
Gjuha e punës: Shqip

18.00 – Foto e përbashkët (Vendi: Sheshi përpara Shtëpisë së Flamurit)

18.05 – Kohë e lirë

20.00 – Darkë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive (Vendi: Life Gallery, Bulevardi Republika).

E martë, 28 nëntor 2017
07.30 – Nisja e delegacioneve drejt Vlorës
11.45 – Mbërritja në sheshin Pavarësia të Vlorës
12.00 – Ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar dhe homazheve në monumentin funerar të Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës, me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Ceremonia kryesohet nga Z. Ilir Meta, President i Republikës dhe zhvillohet në bazë të dispozitave të Ceremonialit të Republikës, nën mbikqyrjen e Protokollit të Shtetit.

Përveç Z. Edi Rama, Kryeministër, të pranishëm do të jenë edhe autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës.

12.20 – Autoritetet shoqërohen drejt Shtëpisë muze të Pavarësisë.
Autoritetet zhvendosen me automjete drejt sheshit përpara Shtëpisë Muze.

12.25 – Mbërritja në oborrin e Shtëpisë muze. Në oborr janë vendosur karrige, podium dhe foltore si dhe një led i madh.

12.30 – Shpallja e logos zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
12.35 – Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
13.00 – Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës
13.15 – Fjalë e Sh.T. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës
13.30 – Fjalë e Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
14.00 – Autoritetet vijojnë për një buffet në selinë e Bashkisë së Vlorës

Autoritetet e larta të ftuara mund të kryejnë, sipas dëshirës, vizita individuale në mjediset e Shtëpisë muze.

14.30 – Nisja drejt Tiranës

19.00 – Pritje shtetërore organizuar nga Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, me
rastin e Festës kombëtare, në Pallatin e Brigadave

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb