Pas dëmtimit në fushë, Ermir Lenjani është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekimin e duhur. Nga sa raportohet Lenjani ka marrë një dëmtim në kokë. Naser Aliji është futur në vend të tij në fushën e gjelbër.

Ai u godit në minutën e 45 me bërryl nga Sergio Buskets dhe u ça në vesh. Pas lëndimit, Ansi Agolli pati protesta por u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndërkohë në “Loro Boriçi” vijon përballja Shqipëri-Spánjë, pjesa e parë e të cilës u mbyll pa gola. Por ajo që u vu re, ishte nervozizmi i lojtarëve spánjoll, të cilët disa herë gjatë lojës kanë qenë agresivë ndaj kuqezinjve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: