Ku ka zë zuk është pa gjë. Ndoshta faktet nuk do ta vërtetojnë asnjëherë por ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes Kastriotit dhe Ilirisë së Fushë Krujës është me të vërtetë një turp. Jemi mësuar që tolerimet ndodhin vetëm në fund të sezonit por këtë herë kanë nisur më herët.

Në ndeshjen mes dy skuadrave të cilat janë nën administrim dhe financohen nga Bashkia e Krujës, një konflikt interesi i anashkaluar plotësisht nga FSHF, situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 të Kastriotit por ndërkohë mësohet se në ndeshjet e tjera, skuadrat që rivalizojnë Ilirinë për të mos rënë nga kategoria po fitojnë gjithashtu.

Si për çudi, Iliria gjen forcat dhe “autostradën” në mbrojtjen e Kastriotit për të shënuar pa vështirësi dy gola të tjerë dhe për të fituar “derbin”. Për më shumë, shihni kronikën e transmetuar nga RTSH dhe shijoni “estradën” e radhës së një kampionati i cili klasifikohet profesionist.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/892381080807744/videos/1232646750114507/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: