Më 22 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Shqipëria do të presë Turqinë në sfidën e parë zyrtare të vlefshme për Euro 2020.

Entuziami i tifozëve turq është në maksimum dhe mësohet se deri më tani, ata kanë prenotuar 1000 bileta në stadiumin me 15 mijë vende të Shkodrës, ndërsa besohet se kjo shifër minimalisht mund të trefishohet.

Tifozët turq njihen për entuziasmin e tyre dhe, duke parë ritmet e shitjeve të biletave, në Shkodër, pas “pushtimit” skocez, mund të kemi një tjetër “pushtim”, por natyrisht nuk duhet të harrojmë që tifozët shqiptarë zakonisht e lënë blerjen e biletës për në ditën e fundit.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: