Përmes një postimi në facebook, ambasada e SHBA në Tiranë ka listuar 10 fakte të rëndësishme mbi rolin e Shqipërisë në NATO.

“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj. #10VjetNATO #NeJemiNATO”- shkruhet në postimin bashkëngjitur videos.

“Shqipëria udhëheq me dërgimin e trupave ushtarake në operacionet e NATO-s. Aktualisht Shqipëria ka trupa në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, detin Egje, Letoni, Afganistan”- thuhet në video.

Këtë vit, vendi ynë shënon 10 vjet anëtarësim në Aleancën Euroatlantike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb