VLORE

Presidenti Ilir Meta e kryeministri Edi Rama, kanë qenë bashkë në sheshin Pavarësia në Vlorë në kuadër të aktivitete të 107 vjetorit të pavarësisë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta tha se nderimi më i mirë që mund ti bëjmë këtij 28 nëntori është të vijojmë të angazhohemi për të shëruar plagët e gjithë atyre familjeve që janë dëmtuar nga ky tërmeti i 26 nëntorit.

“Sot nuk eshte nje dite per te festuar, por eshte nje dite per te nderuar Flamurin Kombetar. Nderimi më i mirë që mund ti bëjmë këtij 28 nëntori është të vijojmë të angazhohemi për të shëruar plagët e gjithë atyre familjeve që janë dëmtuar nga ky tërmet dhe të jemi sa më pranë familjeve që kanë humbur të afërmit, për të përballuar dhimbjen por edhe të shohim me besim te e ardhmja që mënyrë që të gjithë të fillojnë jetën normale.

politika duhet të jetë gjithmonë bashkë, për cështjet më të rëndësishme të vendit, por sot e në këto raste duhet të jetë dhe do të jetë si asnjë herë tjetër, edhe në jetën e përditshme, për të përmbushur një mision që nuk i jemi afruar ditët e fundit, sic është ai i anëtarësimit në BE.” u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb