Futbollisti i Shqipërisë, Jasir Asani tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit 2-2 me Kroacinë.
“Kemi analizuar shumë mirë Kroacisë. Erdhëm vetëm për 3 pikë, patëm raste për golin e dytë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë duke treguar që nuk dorëzohemi. Erdhëm këtu për tu treguar të gjithëve që s’kishin besim tek ne.
Me pak fat mund të dilnim me 3 pikë. Të dy golat më dhanë emocione, por ai i Laçit ishte ndryshe pasi ishte një lojë e fortë. Pritëm të shënonim të parët e më pas të kontrollonim lojën. Dhamë gjithçka si në fushë edhe ata nga stoli e tribuna. Mos ta harrojmë që luajtëm ndaj Kroacisë e me pak fat mund të fitonim.
Spanja? Nuk i dihet, tiki taka apo jo ne futemi për 3 pikë ndaj Spanjës. Janë të fortë, por ne futemi për 3 pikë”, tha Asani.
(J.S/BalkanWeb)