Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimit në “X” se Shqipëria është bërë pjesë të sistemit unik të pagesave të Bashkimit Europian.

Ai e cilësoi këtë si një moment kyç në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.

Nga data 1 janar 2025, të gjitha dërgesat e parave midis Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian do të realizohen pa kosto financiare.

Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë që dërgojnë ose marrin para nga Europa nuk do të kenë më kosto të larta për transaksionet, një barrierë që ka prekur për shumë vite familjet dhe bizneset shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb