Analisti Ergys Mërtiri, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News 24 komentoi ardhjen e emigrantëve në Shqipëri.

Mërtiri tha se Shqipëria po bëhet një depo e Europës, duke u sjellë si një vend inferior. Sipas tij, ne vetëofrohemi për të zgjidhur problemet që ka Europa. Mërtiri shton se kryeministri Edi Rama bëhet servil i shteteve të mëdha, me qëllim që ata të mbështesin qeverinë e tij.

Ergys Mërtiri: Përfitimi i Shqipërisë është se vetëm na ekspozon në sytë e ndërkombëtarëve si vend, ku hallet e Europës mund të zgjidhen këtu. Shqipëria vetëofrohet si shtet, ku mund të zgjidhësh çdo problem. Është një servilizëm ndaj BE, duke i thënë Europës që thjesht ‘më mbështesni’. Shqipëria del vullnetare për të marrë emigrantë, kur emigrantët nuk duan të vijnë në vendin tonë. Ne jemi vetë një popull emigrantësh, e dimë se çfarë do të thotë emigrant. Ne e dimë shumë mirë që emigrantët që vijnë këtu nuk qëndrojnë këtu se Shqipëria është shtet i ngjashëm me ato vende, nga vijnë emigrantët.

Rama trajton Shqipërinë si magazinë. Atë që Europa nxjerr jashtë, ne e marrim dhe e fusim brenda. Shqipëria po sillet inferiore, si depo e Europës. Kryeministri duhet që të konsultohet në çdo rast, në çdo ligj që hartohet, që të ketë konsultim edhe me parlamentin. Rama duket se nuk pyet kënd, thjesht na thotë që “më besoni mua”. Duket se e gjitha i shërben një lideri tjetër, për interesa politike të tjetrit, pra në këtë rast të Melonit. Unë mendoj se Shqipëria nuk është përgatitur për pritjen e emigrantëve. Emigrantët mund të punojnë në Shqipëri, po kjo ekziston si mundësi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb