Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku e cilëson moment të artë, vendosjen e tarifave 10% nga ana e SHBA për Shqipërinë e Kosovën.
I ftuar në “Open”, në News24, Buxhuku tha se qasja e SHBA ndaj dy vendeve tona, në raport me tarifat e vendosura për Bashkimin Evropian dhe vendet e rajonit, sidomos Serbinë, treguan se Shqipëria e Kosova janë vende mike të SHBA. Por sipas tij, me politika të përbashkëta, mund të thithen investime nga BE, sic janë linjat e prodhimit në vendin tonë.
Gjergj Buxhuku: Ne kemi një tregti të vogël, pa ndikim në ekonominë shqiptare dhe në Kosovë.
Por kemi një diskriminim pozitiv të tarifës së vendosur për Kosovën e Shqipërinë në raport me Serbinë. Ka një drejtim të ndjeshëm politik, nuk bëjnë gabime amerikanët.
Ndryshime 100 përqind në raport me BE dhe vendet e rajonit, 3.7 herë më pak se Serbia.
Ky është moment i artë oportuniteti, nëse duam të bëjmë politika të arta oportuniteti, Shqipëria e Kosova mund të thithë investime dhe nga BE dhe nga të tretë, me një politikë profesionale minimale që të japim oferteën tonë nga BE, e thënë më qartë, për të parë mundësinë e hapjes së fabrikave këtu, linjat e prodhimit, duke parë qasjen e SHBA.
Diferencimi i tarifave me BE dhe Serbinë, moment i artë që duhet shfrytëzuar bashkë me Kosovën. Politika që ndoqi Trump duhet të ishte bërë nga shteti shqiptar në 30 vite pasi politika e dyerve të hapura solli rënie të ekonomisë, importet u rritën me 60 përqind.
(BalkanWeb)