Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë me një rezultat fantastik duke dominuar Moldavinë me shifrat 3-0 në një 45 minutësh që ka folur i gjithi për kuqezinjtë, që nga shkelmimi i topit nga mesi i fushës.

Edi Reja i ka qëndruar besnik skemës me 3 mbrojtës me Veselin dhe Trashin që veprojnë nga krahët për të ndihmuar fazën sulmuese, madje me mbrojtësin e Partizanit që ka arritur të gjejë dhe golin e tij të parë që në debutim me fanellën kuqezi, kur mposhti në një diagonale të fortë Koshelevin në minutën e 40-të.

Ndeshjen e çeli Sokol Cikalleshi, me qendërmbrojtësin që tregohet i ftohtë dhe i qartë në zonë, duke gjuajtur saktë në të 22-ën, ndërsa në minutën e 34-ët është Keidi Bare që shfrytëzon dhuratën e gardianit moldav duke realizuar gjithashtu golin e parë në kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb