Botimet më të mira të vitit 2023, janë vlerësuar me çmime nga Qendra Kombëtare e Librit e leximit, në një ceremoni që bashkoi shkrimtarë, botues e përkthyes.

Një Shqipëri e çliruar herët nga Perandoria Osmane, e imagjinuar si qendër institucionesh ndërkombëtare dhe një nga shtetet themeluese të BE-së, një nga demokracitë më të fuqishme në një roman politik. “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt, është shpallur romani më i mirë i vitit 2023 nga Qendra Kombëtare e Librit.

Një juri e kryesuar nga Koloreto Cukali ka ndarë Çmimet kombëtare të Letërsisë ku u vlerësuan për përkthimin, Ana kove me “Daullen prej llamarine” të Gunter Grass, për studimin Pëllumb Xhufi me “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar”, Shpëtim Kelmendi për tregimet për “Dashnia asht”, Entela Tabaku për poezinë me “Qeramikiana” dhe Ledjona Braho për librin për fëmijë me “Kroni dhe pulëbardhat”. Fituesit ndanë emocionet dhe bindjet mbi letërsinë.

Në një vend që përballet me sfida të mëdha të leximit dhe një sërë problematikash me librin, që prej taksave e deri te shpërndarja, nga bibliotekat e varfra te buxhetet e ulëta, nga mungesa e politikave te mungesa e koherencës, çmimet vijnë si kremtim i shqipes dhe lëvrim e pasurim i saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb