Shqipëria dhe Kosova do të marrin pjesë dhe këtë vit në Edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “Ballkan Trafik” në Bruksel, që do të zhvillohet në datat 14–17 prill 2016.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Ambasadën e saj në Bruksel, Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 10 të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “Ballkan Trafik” që do të zhvillohet në Bruksel më 14–17 Pril 2016 me grupin e mirënjohur muzikor të përbërë nga solistja e mirënjohur e skenës sonë Vikena Kamenica me “Keli Band“ dhe grupin e njohur popullor “Ali Pasha“. Pjesëmarrja me një grup të tillë elitar premton për sukses në këtë ngjarje madhore kulturore të vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë në kryeqytetin evropian.

Ditën e parë të festivalit vjen Vikena Kamenica me Ali Pasha dhe Keli Band, për gjysmë ore muzikë në Vino Zirkus. Të njëjtën ditë do të jepet filmi “Underground” i Emir Kusturicës.

Në ditën e dytë në Balkan Trafik do të lexohen legjenda dhe tregime të vjetra shqiptare, ndërsa do të paraqitet edhe Grupi Rinia. Ditën e tretë në festival do të shfaqet filmi “Shok”, bashkëpunimi mes Kosovës e Anglisë që sivjet u nominua në çmimet prestigjioze “The Oscars”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: