PRISHTINE– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka thënë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se deri dje kanë kërkuar që të mos blihen dhe konsumohen produktet e Serbisë, ndërsa, sot po kërkojnë të mos ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”, por të blihet energjia elektrike nga Serbia.

Në debatin parlamentar për termocentralin, ai ka thënë se Shqipëria nuk ka energji elektrike për t’i shitur Kosovës.

“Nëse se prodhojmë ne, a e dini ku e blejmë ju që po e kundërshtoni këtë, a e dini ku blejmë ne energji? Shqipëria e ngratë nuk ka me na shitë, besoj e dini. Andaj, ku e blejmë bre çika e djem, ne bash kështu po flasim shqip?”, tha ai.

“Ju e dini ku e blejmë dhe kujt po i hapim vende të punës dhe kujt po ia dërgojmë paren tonë. Ju deri dje keni thënë t’i ndalim prodhimet e Serbisë. A keni thënë? Sot jeni ka thoni mos investo të blejmë prej ti(Serbisë) energji. Çka ndodhi vëlla me juve që po I ndërroni pozicionet kështu. Unë habitem me qëndrimin e juaj”, tha Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: