LIGA E KOMBEVE- Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka pohuar se pas humbjes së mbrëmshme me Izraelin, Shqipëria është pothuajse jashtë objektivave në këtë kompeticion.

Edhe pse ky pohim mund të merret si bazë, janë numrat dhe matematika, që mbajnë në lojë shanset  e Kombëtares. Por si do e ndihmonin matematika dhe numrat Kombëtaren e Shqipërisë  për të marrë vendin e parë në Grup?

Shanset tashmë nuk janë vetëm në dorën tonë, por Kombëtarja  duhet të marrë maksimumin në ndeshjen me Skocinë, ndërsa tifozët duhet të mbështesin  edhe ekipet e tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejt me fatin e djemve të Kristian Panuçit.

Shqipëria ia del duke fituar 4-0 me Skocinë në ndeshjen e kthimit dhe të fundit ën Ligën e Kombëeve, ndërsa Skocia duhet të fitojë  ndaj Izraelit  me shifrat 1-0 ose 2-0. Skocia është një Kombëtare e fortë dhe shumë cinike, por Kombëtarja ende nuk ka shfaqur shenja dorëzimi, por do të vijojë të besojë fort deri në momentet e fundit.

Renditja tabelare:

Shqiperia
Shqiperia

Një kombinim shumë i vështirë, por shanset sado minimale ekzistojnë. Sepse një fitore 4-0 nga ana e kuqezinjve dhe humbja e Izraelit ndaj Skocisë do të bënte që të tria skuadrat të ishin me 6 pikë dhe në këtë rast diferencën e bën pika e dytë e rregullores.

Rregullorja për golat, pikët dhe ndeshjet direkte:

-Numri i pikëve të marra në përballjet direkte mes skuadrave.

-Diferenca e golave në përballjet direkte.

-Më shumë gola të shënuar në përballjet direkte.

– Më shumë gola të shënuar në transfertë në përballjet direkte.

-Diferenca e golave në të gjitha ndeshjet e grupit.

-Më shumë gola të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit.

-Më shumë gola të shënuar në transfertë në të gjitha ndeshjet e grupit.

-Numri më i lartë i fitoreve në grup.

– Numri më i lartë i fitoreve në transfertat e këtij grupi.

– Klasifikimi nga Disiplina (1 pikë për kartonët e verdhë, 3 pikë për kartonët e kuq që janë fryt i dy kartonëve të verdhë, 3 pikë për një karton të kuq direkt, 4 pikë për një karton të verdhë, i cili pasohet direkt me një karton të kuq).

-Pozicioni i kombëtares në renditjen e UEFA-s.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb