Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi ka falenderuar kombëtaren shqiptare të futbollit, pavarësisht nga eliminimi nga EURO2024 duke theksuar se Shqipëria largohet me kokën lart. Kreu i qeverisë kujton rekordet kuqezi në këtë Europian nga goli më i shpejtë në historinë e kompeticionit pas 23 sekonda në portën e Italisë te ai më i voni në barazimin 2:2 ndaj Kroacisë.

Rama shkruan gjithashtu se Shqipëria ka një ekip me moshë të re të cilët kanë potencial për të qenë premtues në të ardhmen.

Tre fuqi të futbollit, thekson Rama, u përballën me një Shqipëri të vogël por me dinjitet në të treja ndeshjet.

Fjalë të mira Rama ka edhe për tifozerinë të cilët i pagëzon si “dallga kuqezi” dhe lojtari i 12-të i Shqipërisë.

Mesazhi

FALEMINDERIT🦅❤️

Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të🔥🇦🇱

Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush🇦🇱🙏

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb