E ndërsa importi i plehrave ka hapur një debat të madh në vend, situata e ndotjes nga mbeturinat në vendin tonë është alarmante. Parlamenti i hapi dritën jeshile importit të tyre nga jashtë, por çdo të ndodhë në një situatë ku ne nuk kemi menaxhuar dot plehrat tona.

Qyteti i Durrësit ka një problematikë të theksuar në këtë drejtim. Qytetarët ankohen se era e plehrave është mbytëse. Në Porto Romano depozitohen çdo ditë 50 ton mbetje.

Jo më pak problematike paraqitet situata edhe në Fier, ku fusha e mbetjeve shkakton ndotje të theksuar.

E ndërsa në Shkodër, mbeturinat hidhen ende te varrezat. Kruja e njohur për ndotjen për shkak të furrave të gëlqeres, vuan edhe ndotjen nga mbeturinat. Një pamje e frikshme ku shumë pranë banesave depozitohen mbetje të të gjitha llojeve. As këtu nuk i kemi menaxhuar mbeturinat. Madje jua kemi lënë bagëtive të ushqehen.

Jo më pak problematike është situata në liqenin e Ohrit në Pogradec, atje ku shpesh herë prurjet e lumenjve nxjerrin në pah mbetjet. Banorët këtu nuk kërkojnë veçse një rrjet, e jo më një fabrikë riciklimi siç ka ndërmend qeveria.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: