Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë masivisht koalicionin opozitar, për t’ia ndryshuar fatin atdheut e familjes.

Gjatë takimit elektoral në Breshia, LaCivita tha se Shqipëria po përballet me krizë të vërtetë, ku sipas tij ka humbur më të mirët dhe më të mençurit prej keqqeverisjes.

Sipas tij, nëse votohet masivisht PD dhe opozita, Shqipëria mund të bëhet sërish madhështore.

Chris LaCivita: Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur.

E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni.

 

Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë.

Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë,.

Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj.

Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë.

Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve.

Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb