Analisti dhe gazetari Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24, ka theksuar se qeveria shqiptare nuk mund të vijojë të drejtojë vendin pas tre mandateve. Sipas tij, mazhoranca e tanishme ka vepruar pa pasur një vështrim ndërkombëtar, por tani është nën mbikëqyrjen e këtyre të fundit.

Burimi ka sugjeruar një reformë të thellë institucionale, duke propozuar kalimin në një mandat unik për kryeministrin për të thyer”kultin e individit” në politikën shqiptare. “Nëse shqiptarët hyjnë në këto zgjedhje me idenë për të mos jetuar më si më parë, duhet të mendohet një ndryshim i thellë,” tha ai.

Sa i përket SPAK, Burimi deklaroi e mbështet institucionin, por ka kundërshtuar zgjatjen e mandatit të kryeprokurorit Altin Dumanit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë demokracinë. “SPAK nuk duhet të lidhet me individë të caktuar,” theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb