SHBA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Washington me Patrizio Paganon, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014.


Në njoftimin shpërndarë mediave, nga zyra e shtypit të LSI thuhet se biseda u fokusua te lidhja e drejtpërdrejtë mes gjendjes shumë të rënduar të ekonomisë me shpopullimin e Shqipërisë, klimën e të bërit biznes, si dhe sektorët e veçantë si bujqësia apo turizmi.


“Shqipëria ka shumë nevojë për një ekonomi tregu funksionale dhe klimë biznesi krejt ndryshe nga ajo aktualja që karakterizohet nga presioni i jashtëzakonshem ku e ka vendosur qeveria biznesin me korrupsionin, taksat kontrollet tatimore mesjetare e dekurajuese.


Klima, liria dhe siguria e të bërit biznes kanë nevojë për një implementim sa më të shpejtë dhe me integritet të reformës në drejtësi. Gjithashtu ekonomia dhe biznesi kanë nevojë jetike për një politikë të vullnetit të mirë, që ta vendosë vendin në kushtet me të larta demokratike dhe ekonomike për të siguruar një të ardhme për çdo qytetar shqiptar në shtëpinë e tyre.” mësohet të jetë shprehur Kryemadhi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb