TIRANË

Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 tha se kriza politike që mbretëron sot në vend i ka rrënjët tek sistemi. Ai tha se Shqipëria ka thyer rekord me ndërhyrjet në ligjin elektoral, ndërsa nënvizoi faktin se që nga viti ’90 deri sot ka pasur plot 13 ndërhyrje nga politika në sistemin elektoral. Ai pohoi se forcimi i shtetit mund të bëhet vetëm përmes forcimit të bazës ligjore.

“Kryemadhi thotë se Parlamenti është ilegjitim. Ne nuk kemi arsye të themi se ky Kuvend është legjitim. Ata janë legjitim aty ku janë. Flasim për vullnetin politik, sepse spekulohet shumë më ketë. Ky është i rëndësishëm. Ne nuk mund t’ia lëmë sistemit këtë vullnet. Ne jemi duke bërë një betejë për të forcuar shtetin dhe shteti mund të forcohet për mes një instrumenti, i cili është ligji. Vijmë pak tek reforma zgjedhore. Ne si sistem dhe si demokraci kemi një rekord. Në 27 vjet kemi ndërhyrë 13 herë në ligjin elektoral. Unë nuk di një të dytë që të këtë. Unë nuk kam shoh asnjë element objektiv që kjo reformë zgjedhore do të na zgjidhë krizën politike. Ne nuk jemi në një krizë pushteti, por ne jemi në krizë sistemi. Sistemi ynë jam i bindur se do jetë vetëm ky që kemi, nëse do bazohemi tek vullneti politik”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: