Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezultatin e kombëtares shqiptare, e cila fitoi 3-0 përballë Çekisë.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama falënderoi futbollistët e kombëtares dhe tifozët kuqezinj.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱
me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë ❤️
(BalkanWeb)