Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me kryesimin e OSBE nga Shqipëria.

“Do të ishte me interes të dihet se çfarë ju thotë qeveria në lidhje me legjislacionin mashtrues të mediave që po përparon në Parlament. Kundërshtuar nga të gjithë përfshirë bashkësinë e komunitetit” – shkruan Pollo.

Sot Shqipëria merr stafetën e drejtimit të Organizatës së OSBE-së. Lajmin e bëri me dije Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në facebook ku shkruan se “sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb