Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, priti këtë të mërkurë një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të përgatitjes për marrjen e drejtimit të Presidencës së OSBE në vitin 2020.


Një fokus të veçantë në këtë takim iu dha Reformës Zgjedhore, një prej kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Montella tha se shpreson që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi përfaqësuesit e qeverisë, opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.


Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb