Analistët Plator Nesturi dhe Neritan Alibali në emisionin “Log.” në News24 kanë diskutuar lidhur me hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë me BE-në.

Nesturi tha se Shqipëria nuk arrin të kapë ato ritmet që kërkon BE.

“Peng i procesit ka qenë politika dhe do të vijojë të jetë nga politika. Shqipëria duhet të mbajë jo vetëm ritmet në aspektin ekonomik, por edhe ndryshime politike, të ndryshojë qasjen”, tha Nesturi.

Ndërsa analisti Alibali tha se Edi Rama ka nisur fushatën elektorale me sloganet “Shqipëria anëtare e BE në 2030”.

“Ka një dokument që BE e ve në tavolinë dhe e diskuton me palën shqiptare. Dhe në këtë dokument ka disa elementë shumë kritikë, që nis me korrupsionin dhe luftën ndaj tij”, tha Alibali.

Ai tha se nëse ne themi se do të arrijmë standardet e BE-së brenda 5 viteve dhe do të shkallmojmë korrupsionin, nuk besoj se e arrijmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb