Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, u shpreh se qeveria e Edi Ramës ka prioritet vjedhjen, ndërsa këtë javë ka prioritet vjedhjen e Bashkisë Himarë, referuar zgjedhjeve që mbahen të dielën më 4 gusht.

Ai u shpreh se ndërkohë që vatra të shumta zjarri kanë “pushtuar” vendin, kjo qeveri edhe pse ka 11 vite në pushtet, ende nuk ka një strukturë që reagon shpejt.

“Qeveri kriminale që prej 11 vitesh është në pushtet, dhe në këtë periudhë që dihet që është një periudhë ku priten vatra zjarri, nuk kemi një strukturë të shpejtë reaguese për të izoluar zjarret.

Prej dy ditësh digjet Shëngjini. Djegie kudo. Këto jo vetëm që reagojnë me vonesë, por edhe kur reagojnë çojnë disa ushtarë me lopatë atje, ndërsa paratë e tenderave vidhen e Shqipëria nuk ka një helikopter për të reaguar.
Kjo qeveri ka prioritet vjedhjen. Këtë javë ka prioritet vjedhjen e Bashkisë Himarë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb