JAPONI- Prodhuesi japonez i automjeteve, Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve. Nissan po kërkon që të tërhiqet nga vendet e tjera të Europës Juglindore kjo për shkak të rritjes së kostove.

Lajmi është bëri i ditur nga revista ekonomike Monitor, sipas së cilës Nissan ka vënë para një gare të fortë Shqipërinë dhe Maqedoninë. Drejtuesit e kompanisë Nissan për Evropën e shohin me interes tregun shqiptar pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend.

Shqipëria vlerësohet më shumë favorite për afërsinë gjeografike dhe kostot e ulëta të transportit nga Porti i Durrësit. Veç këtyre parku i ri logjistik, multimodal shihet si një tjetër tërheqje për investimin.

Por në këtë rast Maqedonia është një konkurrente e fortë për Shqipërinë. Taksat më të ulëta dhe funksionimi perfekt i zonave të lira e përbën avantazh sidomos për investimin në fjalë.

Prodhuesit e makinave pas krizës së vitit 2008 janë vënë në kërkim të tregjeve që ofrojnë kostot të lira. Për Ballkanin është Serbia më favorite për shkak se edhe burimet njerëzore për këto investime janë parë më të përshtatshme.
Serbia sidomos vitin që shkoi e ka shtuar agresivitetin në mbështetje të investitorëve të huaj, duke subvencionuar investitorët me më shumë se, 11 mijë euro për çdo vend të ri pune të hapur. Pikërisht për këtë arsye kompania italiane e prodhimit të këpucëve Geox, hapi njësinë e prodhimit, pikërisht në Serbi.

Për shkak të masave shtrënguesve që kanë çuar në rritjen e disa taksave Shqipëria po humb konkurrencën rajonale për investimet.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: