Brus Jakupi është kampioni botëror i arteve marciale 3 herë në Mai Tai dhe kikboks.
Në rikthimin e tij pas garimit në kampionatin botëror ku fitoi titullin kampion bote së bashku me vëllanë e tij, në një intervistë ekskluzive për News24 ai tregoi emocionet e triumfit të radhës si edhe jep lajmin shumë të mirë pasi federata botërore e Mai Tait ka vendosur të hapë edhe në Shqipëri kampin përgatitor.
Pas tij edhe zhvillim ii kampionatit botëror në vendin tonë për herë të parë.
“Kampionati botëror ku u shpalla kampion bashkë me vëllanë tim, ne morëm një ftesë nga federata IFMA ku do të bënim një fazë përgatitore në kampin Lamai Mai Tai që ndodhet në Ko Samui në Tajlandë. Pas kësaj faze përgatitore bëmë edhe ndeshje atje, dolëm fitimtarë dhe çdo gjë shkoi shumë mirë. Më pas federata mendoi që të sillte një risi për shtetin shqiptar dhe veçanërisht për qytetin e Vlorës. Gjithashtu do të sjellim kampionate shumë të rëndësishme , kombëtare dhe ndërkombëtare dhe tituj si ËDC dhe ËBC ku do të garojnë sportistë me famë botërore. Gjithashtu do të kemi edhe seminare ku do të marrin pjesë sportistë dhe trajnerë shumë të famshëm dhe legjenda të këtij sporti. Si për shembull Johnathan Hagerty, etj që janë aktualisht kampionë në federata shumë të mëdha”, shprehet ai.
Për të parë nga afër vendin tonë ka ardhur edhe zv/presidenti botëror i Mai Tai-t. Ai është shprehur se Shqipëria është menduar si vendi i radhës për të rritur këtë kulturë sportive jo shumë të njohur në vendin tonë por me potencial të lartë, ku dy vëllezër nga e njëjta familje kanë arritur të shpallen kampionë bote.
