TIRANË

Pak muaj para se Shqipëria të marrë Presidencën e radhës së OSBE, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e shikon si një fatkeqësi lënien e këtij organizmi në duart e kryeministrit Edi Rama.

Manjani thotë se dy rrugë janë: ose duhet t’ia heqin nga dora, ose ti vënë drynin edhe OSBE se s’ka më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, siguri, zgjedhje e media të lira.

POSTIMI I MANJANIT
Lënia e drejtimit të OSBE në duart e Edi Ramës, nuk është problem i këtij të fundit, por i atyre që ia lanë.
Dy rrugë janë: ose do duhet t’ia heqin nga dora, ose ti vënë drynin edhe OSBE se s’ka më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, siguri, zgjedhje e media të lira.
Le pastaj t’i kërkojë hesap Putin apo Erdogan për këto gjëra…
Opsioni që të dënohen sjelljet thellësisht antidemokraci që Edi Rama i bën Shqipërisë duket i vakët.
Kur mendoj që Palmeri pranoi votimet antikushtetuese, s’kam ndonjë shpresë më…
Ja pafshin hajrin! Ndoshta e meritonte këtë fund edhe OSBE.

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb