Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet në shtator përsëri në fushën e lojës, këtë herë në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë marrin pjesë në Ligën B, ku mbijetuan ne edicionin e kaluar vetëm për faktin se Rusia nuk mori pjesë dhe ra automatikisht nga vendi i katërt.

Me sa duket, rënia nga kategoria është ajo që parashikohet për edicionin në fjalë, të paktën sipas asaj që parashikojnë ekspertët e statistikave. Sipas 10 mijë simulimeve kompjuterike të “Football Meets Data”, Shqipëria ka më shumë shanse që ta mbyllë në vendin e katërt në Grupin B1 ku merr pjesë përkrah Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Gs7nloewqaaetaz
Gs7nloewqaaetaz

Shanset e Shqipërisë për vendin e parë në grup dhe ngjitjen direkte në Ligën A janë 12%. Ato për vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen ndaj një skuadre të Ligës A janë 20%. 28% janë shanset për vendin e tretë dhe play-off për mbijetesën në Ligën B ndaj një skuadre të Ligës C. Ndërsa shanset për rënien direkte në Ligën C të kuqezinjve janë 41%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb