Nuk ka zhvilluar asnjë takim që pas përfundimit të Ligës së Kombeve por Shqipëria vijon të humbas terren në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Arritja historike e Katarit, ku fitojë Kupën e Azisë, ka bërë që Kombëtarja nga gadishulli arabik të fitojë 38 pozicione në renditjen e FIFA-s, një rezultat që ka pasur ndikim në shumë kombëtare të tjera.

Fifa Shqiperia
Fifa Shqiperia

Me 1372 pikë, Shqipëria pozicionohet në vendin e 61-të duke humbur në këtë mënyrë një tjetër pozicion nga renditja e fundit.

Fifa Kosova
Fifa Kosova

Vijon progresin në klasifikimin e FIFA-s Kosova e cila fito një tjetër pozicion. Me 1113 pikë dardanët renditen në vendin e 130.

Fifa 3 Vendet E Para
Fifa 3 Vendet E Para

Asnjë ndryshim për sa i përket kreut më Belgjikën që renditet në vendin e parë me 1727 pikë, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Si rrallë herë, e shkëputur shumë nga ekipet kryesuese, Gjermania pozicionohet në vendin e 16-të ndërsa Italia në vendin e 18-të.

Fifa Gjermani Itali
Fifa Gjermani Itali

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: