Kreu i Konfindustrisë Shqiptare, Gjergj Buxhuku, pohoi se me politikat që ndjek Qeveria shqiptare jo vetëm industria, por edhe bujqësia do të vdesë.

“BE-ja aktualisht financon me 50 miliardë euro bujqësinë në të gjithë Europën, një pjesë edhe Shqipërinë. Po me tarifat e vendosura nga Trump me siguri këto financime do të bien ndjeshëm.

Jo vetëm industria, por edhe bujqësia jonë po vdes, është në agoni. Për pasojë, turizmi shqiptar, që vitet e fundit jemi mburrur nuk do të funksionojë pa këto dy sektorë të ekonomisë, sidomos me agoninë e bujqësisë, pasi nuk i përgjigjet turizmit.

Ka ardhur momenti të rishikojmë praktikat tregtare, kam folur shumë vitet e fundit, asnjë reformë nuk është marrë. Në 7 vite asnjë masë nuk është marrë për të mbajtur gjallë bujqësinë shqiptare.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb