TIRANË- USAID njofton se ka ftuar këtë verë rregullatorët e energjisë nga Shqipëria, Armenia, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Ukraina, në ceremoninë e fillimit të një programi të ri, që do të mbështesë vendet e rajonit për sigurinë e energjisë dhe transparencën e tregut.

Sipas USAID, gjatë programit (2015-16), rregullatorët do të marrin ndihmë për përgatitjen e udhëzimeve që promovojnë praktikat më të mira në funksionimin e tregjeve të shitjes me pakicë të energjisë elektrike.

Ky program i ri synon gjithashtu të krijojë një mjedis bashkëpunues për rregullatorët e vendeve të rajonit, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë nga përvojat më të mira të rregullatorëve amerikanë në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: