Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Zonës së Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA) dhe ky lajm u njoftua në një event të profilit të lartë të Bankës Botërore dhe Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rritjen e pagesave ndërkufitare dhe integrimin financiar me Bashkimin Evropian.

iute u përfaqësua në këtë event nga CEO, z. Akan Ajdini, i cili e komentoi këtë lajm si një moment frymëzues në linjë me misionin e kompanisë për të ofruar shërbime pagesash online më të shpejta, më të lehta dhe më të sigurta. Pjesëmarrja e iute në këtë ngjarje ishte pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes, ku nëpërmjet “iutech”, një platformë diskutimesh që ofron praktikat më të mira të iute dhe eksperiencën më të mirë estoneze, si nxitje e digjitalizimit dhe zhvillimit teknologjik në ekonominë shqiptare.

  • foto galeri

Ajdini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve shtetërore dhe institucioneve financiare private, për të përsosur shërbimin digjital të ofruar për qytetarët shqiptarë. “Do të donim suportin dhe mbështetjen e institucioneve publike. Kërkesa jonë si institucion fintech, e shprehur më parë edhe nga bankat dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, është integrimi i regjistrave të të dhënave të qytetarëve. Një integrim mes databazave të institucioneve publike me ato private, do të ndihmonte shumë digjitalizimin e procesit. Ne marrim gjithmonë si shembull zhvillimin e shoqërisë digjitale në Estoni, por kjo nuk mund të ndodhë në Shqipëri nëse nuk ndodh shkëmbimi i të dhënave mes platformave të të dhënave. Ky shkëmbim do t’i jepte mundësinë institucioneve fintech dhe jo vetëm, të grumbullojnë dhe analizojnë të dhënat e qytetarëve: jo vetëm të ardhurat, por pse jo edhe adresat, informacione mbi pronësitë, automjetet, etj., gjë që do të sillte një vendimmarrje më të mirë nga institucionet, një proces më të thjeshtë të regjistrimit të klientëve dhe një proces shumë më të shpejtë.”
Ky moment historik është një moment kyç për sektorin financiar të Shqipërisë, pasi anëtarësimi në SEPA rrit efikasitetin e transaksionit dhe ul kostot për bizneset dhe konsumatorët. iute mbetet e përkushtuar për të nxitur transformimin digjital dhe për të ofruar zgjidhje inovative dhe të sigurta pagesash që mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb