Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, iu ka bërë thirrje të gjithë grave dhe vajzave të dalin sot në protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vokshi shkruan se sot të gjithë do t’i bashkohen protestës për fëmijët tanë.

Duke iu drejtuar nënave dhe vajzave shqiptare, ish-deputetja deklaron se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë, ndaj dhe duhet ndalur Rama.

“Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama! Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa! Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë!

Të dashura nëna dhe motra! Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramen që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë!

Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Europa”, shkruan Vokshi.

Vokshii
Vokshii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb