Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se Shqipëria, edhe pse një nga shtetet me popullatën më të re, vitet e fundit po shënon një regres të theksuar në këtë aspekt.

Ai u shpreh se populli shqiptar po plaket shpejt, teksa theksoi se kjo vjen nga faktorë si emigrimi, pasiguria në punë, çmimet e larta, pagat e ulëta.

Sula e krahasoi situatën në Shqipëri me atë në Kosovë, duke thënë se për tu përballur me sfidat e kohës, qeveria atje ka marrë disa masa stimuluese.

Reagimi i plotë:

Kur një shtetar mendon për qytetarët e tij!
Shqipëria një nga shtetet me popullaten më të re, vitet e fundit po shënon një regres të theksuar në këtë aspekt. Emigrimi masiv, ikja e moshave vitale dhe pasiguria e jetës kanë bërë që vendi ynë të jetë një nga shtetet që po petjeton plakjen më të shpejtë të popullatës.
Sipas INSTAT, Në 1 janar 2023 mosha medianë e popullsisë rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022.
Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0% në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1% në 24,4% gjatë të njëjtës periudhë.
Kjo do të thotë që populli shqiptar po plaket shpejtë. Kjo siç e përmend edhe INSTAT vjen nga disa faktorë; emigrimi, pasiguria në punë, çmimet e larta, pagat e ulëta. Të gjitha keto dekurajojnë çiftet e reja të krijojne familje, ndërsa ato familje që e kanë një fëmijë hezitojnë të zgjerojnë familjen për të njëjtat arsye.
A e di qeveria këtë fenomen?!
Sigurisht që e di. Por nuk ka marrë dhe duket se nuk ka ndërmend që të marrë asnjë masë. Madje bën të kundërtën duke marrë masa penalizuese për shtresën e mesme dhe rrënuar sistemin e arsimit.
Për ta kuptuar se çfarë qeverie kemi po ju marrë shembullin e Kosovës.
Kosova ka një popullsi më të re se ne, por për tu përballur me sfidat e kohës, qeveria atje ka marrë disa masa stimuluese.
Kryeministri Kurti atje ka lancuar skemën e re të mbështetjes për familjet duke dhënë 20 euro për fëmijë në muaj për çdo familje që ka deri në dy fëmijë. Për çdo familje me 3 fëmijë e sipër shtesa për fëmijë shkon në 30 euro në muaj deri në moshën 16-vjeçare. Nuk ka njeri me bindje politike e pa bindje politike që nuk e bën diferencën mes një qeverie në dispozicion të qytetareve të saj ne një qeverie e cila jo vetëm që nuk ndihmon qytetarët e saj, por u vjedh atyre edhe grantet që Bashkimi Evropian vendos në dispozicion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb